
Onomastika e folklorit në veprën e Thimi Mitkos është një nga pjesët më të rëndësishme dhe njëherazi, shumë e pasur me emra të përveçëm vendesh e njerëzish, toponime e antroponime që janë pasqyruar në veprën e tij. Në veprën e Thimi Mitkos, përpos onomastikës, gjenden elemente logjike, etike, psikologjike, fizike e metafizike. Në lidhje me këtë, Thimi Mitko sjell citate për të mbështetur mendimet, duke përmendur emra autorësh e vendesh në shkrime të ndryshme. Onomastikën e veprës së Thimi Mitkos do ta paraqes në formë fjalori, sipas rendit alfabetik, në mënyrë që lexuesi apo studiuesi, duke i parë të renditura, ta ketë më të lehtë kërkimin dhe gjetjen e elementeve onomastike, që i duhen për t`i njohur ose për t`i studiuar. Në këtë shkrim do të trajtojmë onomastikën (emra të përveçëm vendesh e njerëzish- toponime e antroponime) që janë pasqyruar në veprën e Thimi Mitkos. Këta emra vetjakë (personalë) me vendet e tyre na njohin edhe me kulturën e Thimi Mitkos, natyrisht brenda rrethanave të kohës e të hapësirës së tij. Onomastika në veprën e Thimi Mitkos përmban emra të përveçëm, që i përkasin jo vetëm kohës së vjetër të Lindjes së Mesme, por edhe greqishtes së vjetër e latinishtes. Emrat e përmendur nga Thimi Mitko, kanë interes gjuhësor për t’u renditur, sepse në një mënyrë a në një tjetër krijojnë mundësi që të bëhen vrojtime të ndryshme, ndër të cilat edhe vrojtime gjuhësore për nga përshtatja fonetike e tyre në gjuhën shqipe, për nga burimi e të tjera si këto. Një pjesë e onomastikës përmbledh toponime e antroponime, që lidhen me vetë Thimi Mitkon dhe veprën e tij ose me vendin, popullin e gjuhën tonë, çka merret si dokumentim edhe nga ana historike.
| selected citations These citations are derived from selected sources. This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | 0 | |
| popularity This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network. | Average | |
| influence This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | Average | |
| impulse This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network. | Average |
