
handle: 11587/489787
Teksti “Gjuha shqipe 8” mbështetet në kërkesat dhe kriteret e caktuara nga programi i lëndës së Gjuhës shqipe, shpallur nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, dhe zbërthen kompetencat kyçe dhe ato të lëndës, të strukturuara sipas fushave të studimit. Gjuha shqipe 8 synon t’i përfshijë nxënësit në veprimtari të gjera të të nxënit, përmes të cilave pritet të fitojnë aftësi, shprehi dhe vlera të gjithanshme. Përmes këtij teksti, nxënësit do të aftësohen për ta përdorur gjuhën në situata të larmishme dhe do të fitojnë shprehi që lidhen me aftësitë e tyre për ta dëgjuar, folur, lexuar dhe shkruar atë në një nivel të përshtatshëm për moshën e tyre. Kjo gjë do të arrihet përmes përfshirjes së tyre në veprimtari të gjera ndërvepruese dhe bashkëpunuese, në veprimtari krijuese dhe në projekte, duke i zhvilluar dhe rritur intelektualisht dhe gjuhësisht. Përmes këtij libri, do të zhvillohen edhe shumë kompetenca kyçe, të tilla si: zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues, human, digjital, social etj., të cilat do t’u shërbejnë nxënësve për ta përdorur drejt gjuhën në situata konkrete komunikimi. Për të përmbushur synimet e mësipërme, të shpalosura në program, struktura e këtij teksti i orienton nxënësit në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit në situata të ndryshme, zhvillimin e kulturës gjuhësore dhe formimin kulturor, zhvillimin emocional, krijues dhe estetik përmes shkathtësive të komunikimit, zhvillimin e vetëbesimit dhe të të menduarit kritik e të pavarur, zhvillimin e përdorimit të gjuhës letrare, si dhe përgatitjen e nxënësit për të mësuar gjatë gjithë jetës.
Albanian language, grammar, morphology, syntax, morpho-syntax system, lexicology
Albanian language, grammar, morphology, syntax, morpho-syntax system, lexicology
| selected citations These citations are derived from selected sources. This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | 0 | |
| popularity This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network. | Average | |
| influence This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | Average | |
| impulse This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network. | Average |
