
doi: 10.59858/bshr100201
Çrregullimet afektive janë çrregullime mendore, të quajtura edhe çrregullime të humorit. Ato karakterizohen nga ndryshime të humorit të cilat variojnë nga humori i rënë ose depresiv deri ne humorin e lartë (hipomani ose mani). Studimet kanë treguar një shkallë të lartë të komorbiditetit midis çrregullimit të përdorimit të kanabisit dhe çrregullimeve të humorit. Trajtimi i këtyre çrregullimeve është i vështirë dhe sfidë për mjekun psikiatër. Qëllimi i këtij studimi është të përcaktojë rëndësinë e identifikimit të çrregullimeve të humorit te pacientët që abuzojnë me kanabis pranë Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. Artikulli ka si objektiv identifikimin e çrregullimeve të humorit, simptomat , trajtimin ecurinë dhe prognozën e tyre. Për realizimin e këtij artikullit janë përdorur disa metoda shkencore ( si ajo e hulumtimit, vëzhgimit, analizës, statistikës). Integrimi i metodave studimore është bërë mbi të dhënat bazë të siguruara nga kartelat mjekësore pranë Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. Studimet klinike sugjerojnë që çrregullimet e humorit në komorbiditet abuzimin me substanca(cannabis) kanë dekurs të ashpër, herë-herë kronicizim dhe ecuri jo të mirë. Zakonisht janë të vështira për t’u trajtuar, japin një dekurs kronik që çon në përkeqësim të lartë të funksionimit, risk të rritur për vetëvrasje, ditëqëndrim me të zgjatur në spital, rishtrime, kompliancë të keqe dhe përkeqësim të simptomave
| selected citations These citations are derived from selected sources. This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | 0 | |
| popularity This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network. | Average | |
| influence This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | Average | |
| impulse This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network. | Average |
