
Konsensusi i dijetarëve islamë (el Ixhma’u) dhe pozita e tij në rangun e burimeve argumentuese të normave islame nuk është një temë e re. Ajo, si e tillë, ka zgjuar vëmendjen e shumë prej autorëve klasikë dhe bashkëkohorë dhe ka qenë temë rreth së cilës s’është kursyer aspak ngjyra e penave të tyre, ndaj edhe është shkruar shumë rreth saj. Nga dijetarët e mëhershëm që kanë bërë përpjekje që të përmbledhin të gjitha çështjet rreth të cilave kishte konsensus shkencor islam, ishte dijetari i njohur Ibn Mundhiri, e pas tij Ibn Abd El Berr e të tjerë, të cilët shkruan libra me titullin “El Ixhma’u- konsensusi juridiko-shkencor islam”. Në fokus të shtjellimit tonë, nuk janë as numërimi dhe as përmendja e atyre çështjeve që ka konsensus rreth tyre, ngase një gjë e tillë duhet bërë në literatura më të zgjeruara dhe në punime të tjera shkencore. Ky punim dhe kjo analizë e natyrës kritike, më shumë fokusohet të kristalizojë rolin dhe efektin që do kishte unanimiteti i dijetarëve në shmangien dhe eliminimin e polarizimeve dhe divergjencave konfliktuale të myslimanëve në çdo kohë. Natyrisht, punimet e tilla nuk synojnë që të stërhollojnë diskutimet rreth një tematike aq me vlerë në periudhën aktuale. Për më tepër, një trajtim i tillë ka për synim që të provokojë ndërgjegjen tonë dhe të na bëjë edhe më kërkues e shumë më këmbëngulës, që të sillet në jetë përsëri ai unanimitet dhe konsensus, i cili ka ekzistuar te brezi i parë i dijetarëve të Islamit, andaj edhe si i tillë mund të rikthehet përsëri. Motivi i këtij hulumtimi sa është i natyrës shkencore, po aq përbën edhe një shqetësim për një realitet tonin, e cili, me pajtimin e të gjithëve, lë shumë për të dëshiruar.
| selected citations These citations are derived from selected sources. This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | 0 | |
| popularity This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network. | Average | |
| influence This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically). | Average | |
| impulse This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network. | Average |
