Powered by OpenAIRE graph
Found an issue? Give us feedback
Universarrow_drop_down
Univers
Article . 2018 . Peer-reviewed
Data sources: Crossref
addClaim

Kongresi i Dibrës, kongresi i vetëm mbarëkombëtar dhe thjesht shqiptar (Kongresi i dytë, 23 - 28 korrik 1909)

Authors: Prof. Dr. Arian Kadiu;

Kongresi i Dibrës, kongresi i vetëm mbarëkombëtar dhe thjesht shqiptar (Kongresi i dytë, 23 - 28 korrik 1909)

Abstract

Në përpjekjet e vazhdueshme të rilindasve, çështja e mësimit të gjuhës amtare nuk kaloi në asnjë rast në plan të dytë. Për të ishin të interesuar si esnafët dhe tregtarët, ashtu edhe vegjëlia. Në vitin 1901, gazeta e mirënjohur “Drita” e Sofjes shkruante: “Sot në Dibër të Madhe, në të Voglën, Mat, Rekë e malësi kemi shumë zotër pleq të ndershëm që përpiqen për paravajtjen e gjuhës shqipe. Sot i madh e i vogël thërrasin: Me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkolla mirësohet kombi”. Kongresi i Dibrës u hap me 24 korrik 1909. Pritja dhe përcjellja e delegatëve “qe bam madhështore prej dibranëve. Nji milici e përbame prej 500 djelmoshash dibranë dhe të mveshun me kostum kombëtar, u paraqiste delegatëve nderimet e rasës. Flamurtari i kësaj ushtrie ishte Riza Beg Mazbegu, nji burrë me shtat viganësh që ia ngopte kërshërinë atij që e kishte marrë malli për burrat e motshëm ilirianë. Rreth flamurit ishin njëzet trima me fustane të bardha si vdora, mbas tyne vijshin tridhjetë të tjerë të mveshun me dollama të qendisuna kuq e zi, mandej ishin rradhitë dyzet djem me xhamadana pjesërisht me argjend e flori, nga ari e mëndafsh kuq e zi, që stoliste petkat shpërthejshin nën rrezet e diellit duj ari e ngjyrash shkëlqyese”. Kongresi i Dibrës i mbledhur në fillim të shekullit të 20-të mori vendime të rëndësishme, sepse kërkesat autonomiste ishin kryesoret. Me organizimin e këtij kongresi, Dibrës së Madhe iu pasurua biografia e saj atdhetare e kombëtare. Ditën e premte, me 10 korrik 1325 (23 korrik 1909), sipas programit, në orën 12, Ismail Beu (kryesonte delegacionin e Dibrës), që po fliste, pa pritur bie në tokë i vdekur. Gjithë gëzimi i festës u kthye në hidhërimin e mortjes. Po atë mbrëmje u krye ceremonia funerale. “...Kur u nis kortezhi nga pallati i tij, në këtë rast e motra tha: Vllazën! Asht e vërtetë se ne hunbëm vllanë t’onë të dashtun, por Atdheu qi asht mama jonë asht ma i dashtun se çdo gja tjetër. Zaten edhe i ndjeri pat ardh këtu për t’i ba nji shërbim Atdheut, mos e leni mbrapa veprën qi kemi nisë, me këto lot që dalin prej syve, pres nga ju punë të dobishme për Atdhe”!. Nga ana tjetër, puthadoras të ish- partisë moniste, ndryshuan e tjetërsuan faktet historike duke enënvlerësuar rëndësinë e Kongresit të Dibrës. Kjo, ngaqë u organizua nga xhonturqit dhe nuk qenka vepër e shqiptarëve, të cilët realisht i dhanë tonin dhe drejtimin punimeve të tij, në dobi të çështjeve kombëtare, si edhe për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, sepse në Manastir kishin mbetur në fuqi dy alfabete. Po citojmë tekstualisht nga studimi shkencor “Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes”. Në këto refleksione e thellime, jepen fakte konkrete. Vendimet e Kongresit të Dibrës Në Kongresin e Dibrës u morën dy lloj vendimesh, mbledhë në qytetin e Dibrës së Sipërme me datë 10 korrik 1325 (23 korrik 1909) 1. Nenet paraprake bashkimore. Këto ishin pesë nene, që i propozuan xhonturqit. Në to tregohet për gatishmërinë e shqiptarëve, të cilët kur të bëhej thirrja nën armë, të ishin të gatshëm të mbronin perandorinë. 2. Nenet sekondare të nevojshme, që u vendosën me këmbënguljen e vendosmërinë e delegatëve shqiptarë. Kongresi i Dibrës ishte i pari i këtij lloji me përmasa madhështore, ku u mblodh tërë vendi. Kongresi i Dibrës i mbledhur në fillim të shekullit XX mori vendime të rëndësishme, sepse kërkesat autonomiste ishin kryesoret. Me organizimin e këtij kongresi, Dibrës së Madhe iu pasurua biografia e saj atdhetare e kombëtare. Për punimet e Kongresit të Dibrës dhe kërkesat e tij politike u shkrua gjerësisht në shtypin patriotik brenda dhe jashtë vendit. Ai është pasqyruar edhe në fletoren “Lirija” të Lumo Skëndos, ku jepet fjala e Abdyl Ypit në një konferencë që organizoi ky deputet. Aty shkruhet: “Pa dyshim fare, Kongresi i Dibrës, quhet e para mbledhje kombëtare në Shqipëri, e para mbledhje ku u thirr e tërë Shqipëria të jetë takuar për të zgjidhur një punë të nevojshme për tërë vendin. Gjer më sot mbledhjet dhe kuvendet s’kanë qenë të rralla në Shqipëri për çdo gjë me rëndësi, malësija dhe bajraktarët e kanë pasur zakon të pshtillen tok e të kqyrin si do zgjidhur puna. Po Kongresi i Dibrës, ku ma tepër se 300 delegatë gegë, toskë, musliman, të krishterë, ortodoksë, katolikë, hoxhallarë, priftërinjë, shehelerë të ardhur nga çdo çip e nga çdo kënd i Shqipërisë, ky kongres themi është i pari që ka mbledhur të tërë vendin t’ënë. Nuk them të bëjmë histori të gjatë të Kongresit, kemi shpresë që protolollet të shtypen dhe kushdo do mundinj t’i këndojë. Po si pamë pa dyshim fare, Kongresi u ba një fitim i madh për vendin dhe për kombin t’ënë, se vendimet u bënë me të vërtetë pas nevojave tona. Më i madh i fitimeve është se mbledhja dëften famëza dëshirën e shqiptarëve për rojtje të urtë dhe pak jetë të gjytetëruar, se kongresa nuk mejtoj vetëm ditën e sotme, nevojat e tanishme, por vrejti edhe kohën që do të vijë”.

  • BIP!
    Impact byBIP!
    selected citations
    These citations are derived from selected sources.
    This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically).
    0
    popularity
    This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network.
    Average
    influence
    This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically).
    Average
    impulse
    This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network.
    Average
Powered by OpenAIRE graph
Found an issue? Give us feedback
selected citations
These citations are derived from selected sources.
This is an alternative to the "Influence" indicator, which also reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically).
BIP!Citations provided by BIP!
popularity
This indicator reflects the "current" impact/attention (the "hype") of an article in the research community at large, based on the underlying citation network.
BIP!Popularity provided by BIP!
influence
This indicator reflects the overall/total impact of an article in the research community at large, based on the underlying citation network (diachronically).
BIP!Influence provided by BIP!
impulse
This indicator reflects the initial momentum of an article directly after its publication, based on the underlying citation network.
BIP!Impulse provided by BIP!
0
Average
Average
Average
Upload OA version
Are you the author of this publication? Upload your Open Access version to Zenodo!
It’s fast and easy, just two clicks!